Me kë u dashurua, me Sellmën apo Xhenin? Adriano bën zgjedhjen e tij finale në “Love Story 2”

Me kë u dashurua, me Sellmën apo Xhenin? Adriano bën zgjedhjen e tij finale në “Love Story 2”

April 26, 2022 0

“Rrugëtimi im nga Love Story do jetë ashtu siç e tha Algerti, me dy valixhe me vete”, kështu Adriano vendosi që të largohet vetëm nga emisioni.

Adriano – fronisti i “Love Story 2” – zgjodhi në dyshen finale Sellmën dhe Xhenin.

Të dy takimet ishin shumë romantikë dhe u duke se shkuan mirë, por Adriani vendosi të mos zgjedh asnjërën nga vajzat për të dalë nga programi për shkak të kohës së shkurtër që ai pati në program.

Megjithatë, ai e la të hapur mundësinë për t’u njohur më shumë me Xhenin jashtë programit.

Adriano u bë pjesë e “Love Story 2” rreth një muaj më parë dhe pjesën më të madhe të takimeve e pati me Sellmën dhe Kleonën. l

Takimin e fundit me Sellmën, Adriano e zhvilloi në Tiranë, ndërsa me Xhenin, në Milano e Como.

Rikujtojmë se Adriano jeton në Florida, por me origjinë është nga Durrësi. Pas kësaj, ai ka hapur kompaninë e tij dhe drejton një kompani IT.

“Në jetën time nuk kam dashuruar kurrë një vajzë shqiptare apo të kem qenë në një lidhje serioze. Vjen një moment që ndoshta duhet ta provojmë dhe kjo është arsyeja kryesore përse unë jam këtu.” ka deklaruar më parë Adriani.

Takimin e fundit me Sellmën, Adriano e zhvilloi në Tiranë, ndërsa me Xhenin, në Milano e Como. Në takimin me Sellma ata kanë ndarë me njëri-tjetrit të gjitha emocionet e rrugëtimit të tyre të shkurtër në “Love Story”.

“Nëse do merrnim një vendim që të vazhdonim bashkë, je gati për një kapërcim aq të madh, se oqeani është shumë i madh? – ishte pyetja që Adriano i drejtoi Sellmës: “Mbase do kërkoja më shumë kohë, mbase po. Nuk e di, nuk jam shumë e qartë” ,– tha Sellma.

Të dy u përballën në skenën e “Love Story”, ku nuk ia kursyen njëri-tjetrit vlerësimet, por menduan se për ta do ishte më mirë të ishin shokë shumë të mirë. Sepse u përkisnin dy botëve të ndryshme. revista.one/