“Më kishin këputur frenat e makinës”, Atdheu i Për’puthen tregon “atentatin” që i bënë në mes të rrugës
September 8, 2022Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharravina, është përballur me një situatë të papritur gjatë ditës së sotme, teksa po lëvizte me makinë.
Ai publikoi në Instagram disa foto ku tregonte se makina e tij “e kishte lënë në rrugë.”
Fillimisht ai shkruan: “Kur të lë makina në rrugë. Kush më ka mallkuar.”
Më tej, në një tjetër Instastory, Atdheu shprehet: “Ti që më ke mallkuar të mallkoftë Zoti. Rroftë karrotreci.”
Në fund, Atdheu ka ndarë një foto të makinës së tij, teksa shkruan se i është thënë nga mekaniku që problem në automjetin e tij është shkaktuar nga dikush që “i ka këputur frenat.”
“T’i ka këputur dikush frenat tha ky mekaniku. Domethënë atentat Atdheut, ndonjë serb se s’ka mundësi”- shkruan ai.
revista.one/