Drini Zeqo largohet nga Tv Klan, ja ku do ta shohim në sezonin e ri televiziv

Drini Zeqo largohet nga Tv Klan, ja ku do ta shohim në sezonin e ri televiziv

September 8, 2022 0

Drini Zeqo largohet nga Tv Klan, ku prej shumë vitesh ishte pjesë e redaksisë së lajmeve si gazetar dhe spiker, por edhe pjesë e stafit të “Opinion”. Këtë e ka konfirmuar vetë Zeqo ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetet sociale. Bashkangjitur me një “selfie” të tijën, ai shkruan “vjen së shpejti”, dhe duke treguar se edhe ku do ta shohim: në A2CNN.

Drini do të prezantojë programin e mëngjesit në këtë televizion, pozicion që deri sezonin e shkuar e mbante Blendi Salaj, por që tashmë këtë të fundit e shohim në Wake Up cdo mëngjes, në Top Channel e Top Albania Radio. Nga ana tjetër Drini i bashkohet Aulona Mingës, në moderimin e emisionit të mëngjesit, me të cilën postoi edhe një foto pak ditë më parë, duke u pregatitur për nisjen e programit.

revista.one/