Me kostum kombëtar dhe plis në kokë, Rita Ora bën urimin e veçantë për festën

Me kostum kombëtar dhe plis në kokë, Rita Ora bën urimin e veçantë për festën

November 29, 2021 0

Figura të rëndësishme publike kanë uruar popullin shqiptar për 109 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa nuk munguan as ato nga yjet shqiptare të muzikës botërore.

Kështu, Rita Ora ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram, në orët e mbrëmjes.

Këngëtarja shqiptare postoi dy imazhe, një nga fëmijëria ku shihet me plis në kokë dhe jelek me flamurin kombëtar.

Ndërsa foto e dytë është shkëputur nga videoklipi i këngës “Big”, që e solli në bashkëpunim me David Guetta, Imanbek dhe Gunna, në të cilin ajo paraqitet me veshje kombëtare.

“Urime dita e flamurit, gëzuar dita e Pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve. revista.one/