Tragjedi në Dropull, vdes vajza 12 vjeçe brenda shtëpisë së djegur

Tragjedi në Dropull, vdes vajza 12 vjeçe brenda shtëpisë së djegur

November 29, 2021 0

Per ngjarjen e rende ne fshatin Dervician ka reaguar mbremjen e sotme edhe policia e Gjirokastres permes nje njoftimi te shkurter. Zjarri ka rene ne shtepine e shtetasit Irakli Ndrico. Si pasojë, ka ndërruar jetë vajza e tij 12-vjeçare, Krisanthi Ndrico.  Në pamjet e publikuara, shihet se si orenditë shtëpiake janë shkrumbuar nga flakët, ndërsa një tym i madh shpërndahet në të gjithë hapësirën e banesës. Menjëherë sapo kanë mësuar lajmin, zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, por plagët ishin fatale për vajzën e cila vuante nga autizmi. Vajza është transportuar e plagosur në spitalin e Gjirokastrës, por ndërroi jetë më vonë.

Mendohet se shkaku i zjarrit te jete nje shkendije ne kuzhinen e katit te pare te baneses cka solli kete tragjedi .

Njoftimi:

Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N. Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore. Më vonë vajza ndërroi jetë në spital.

Ngjarje e përsëritur

12-vjeçarja Krisanthi Ndrico që ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në fshatin Dervician pas zjarrit që ra në banesën ku ajo jetonte me familjen, është viktima e tretë në 12 ditët e fundit në Dropull nga zjarret.

Kujtojmë që me 16 nëntor cifiti i të moshuarve në fshatin Hllomo, Fotini dhe Irakli Panajoti, u dogjën të gjallë në banesën e tyre. Këto dy ngjarje të njëpasnjëshme dhe shumë të rënda, ngrenë pikëpyetje mbi funksionimin e shërbimit zjarrfikës në Dropull.

revista.one/