Me Luizin apo me Kristin? Armaldo zbulon se ndaj të cilit mban më shumë inat

Me Luizin apo me Kristin? Armaldo zbulon se ndaj të cilit mban më shumë inat

May 27, 2023 0

Ish-banori i BBV Armaldo Kllogjeri, është shprehur mbrëmjen e sotme në “Më lër të Flas”, se ka hatërmbetje edhe me Luizin edhe me Kristin por më shumë me këtë të fundit.

Ai tha se Kristi e ndryshoi lojën muajt e fundit, ndryshe nga Luizi që kishte të njëjtën lojë që nga fillimi.

Ke më shumë hatërmbetje me Luizin apo me Kristin?

Armaldo: Me të dy por më shumë me Kristin. Luizi e nisi dhe e përfundoi lojën e tij siç dinte ta bënte nga fillimi deri në fund, ndërsa Kristi pati një ndryshim në rrjedhën e tij të lojës në muajin e fundit.