Me ngjyrë të gjelbër dhe elegancë, Dua Lipa shkëlqen në Javën e Modës në Milano

Me ngjyrë të gjelbër dhe elegancë, Dua Lipa shkëlqen në Javën e Modës në Milano

September 24, 2021 0

Dua Lipa këto ditë ndodhet në Itali për Javën e Modës në Milano.

Dhe Dua Lipa tregoi stilin e saj të premten kur ajo u largua për shfaqjen e modës së markës “Versace”, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 26 vjeçe, mbante një xhaketë të ndritshme të gjelbër dhe një fund psikodelik gjatë shëtitjes, së bashku me disa këpucë ngjyrë rozë.

Interpretuesja e hitit “New Rules” mori të gjitha masat e nevojshme për mborjtjen nga COVID-19, duke u siguruar që të vinte një maskë fytyre të zezë mbi hundën dhe gojën e saj – të cilën agjencia italiane e turizmit sugjeron se turistët duhet ta bëjnë në hapësirat publike të mbushura me njerëz.

Ndërsa ajo nuk është e zënë duke bërë muzikë ose duke ndjekur javë të ndryshme të modës, Dua angazhohet edhe me xhirimet e filmit të ri “Argylle”, ku do të bëjë debutimin e saj si aktore.

Xhirimet për filmin e regjisorit Matthew Vaughn mendohet të kenë nisur muajin e kaluar.

revista.one/