“Nuk më ke shpëtuar ti”, Kozaku nxjerr “blof” Stresin: Mos merr lëvdata, ty të kanë sharë ata

“Nuk më ke shpëtuar ti”, Kozaku nxjerr “blof” Stresin: Mos merr lëvdata, ty të kanë sharë ata

September 24, 2021 0

Kozak Braçi, personazh shumë i njohur në Instagram, u mor peng ditën e djeshme nga disa persona, të cilët e shanë dhe e goditën, teksa gjithçka u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale.

Në një lidhje “live” në Instagram ai shpjegoi edhe versionin e tij për pengmarrjen, ku shprehej se i kishin dalë përpara 13 persona me armë dhe thika, duke e detyruar të futej në makinë. Kozaku u lirua disa orë më pas, ndërkohë që pengmarrësit po ndiqen nga policia.

Ditën e sotme ka qenë reperi Stresi që deklaroi se për lirimin e Kozakut ka ndërhyrë ai, pasi i njeh familjarët e djemve që rrëmbyen Kozakun. “Thjesht kanë dashur ta trembin, unë ndërhyra direkt dhe e lëshuan. Sepse njoh familjarët e tij e bëra për të ndërhyrë tek ata djemtë. Me dhanë fjalën e burrit që nuk do ta lëndojnë dhe ashtu ndodhi.” ka thënë mes të tjerash Stresi.

Por Kozak Bra#i në një reagim të fundit në rrjetet sociale i ka dalë kundër Stresit, duke u shprehur se nuk ka qenë reperi që e ka shpëtuar, ndaj të mos marrë lëvdatat kot.

“Më ka shpëtuar vetvetja, njerëzit e mi por jo njeri tjetër. Të mos dalë askush të marrë lëvdata. Ty të kanë sharë ata. Nuk iu gënjen Kozaku pasha familjen, kam parë punën time duke bërë emisione dhe duke qeshur.

Të gjithë ata që kanë gisht të gjithë po dalin, keni me dhënë deklarime për çdo gjë që më keni bërë mua. Duroni. Unë rroj vetëm për një sedër.”, tha Kozaku.  

revista.one/