Me shpejtësi “skëterrë” dhe qindra parakalime të gabuara, në pranga 6 shoferë

Me shpejtësi “skëterrë” dhe qindra parakalime të gabuara, në pranga 6 shoferë

May 1, 2021 0

Me shpejtësi “skëterrë” dhe qindra parakalime të gabuara, konstaton Policia e Qarkullimit Rrugor. Gjatë 24 orëve të fundit janë kapur shumë shkelje rregullash rrugore.

Nga shpejtësia tej normave të lejuara, tek semafori i kuq apo dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Janë pezulluar gjithsej 105 leje drejtimi, nga këto 79 për shpejtësi tej normave të lejura dhe 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

6 drejtues mjetesh në pranga, nga këta 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe tre për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia ndeshkkoi me 1689 masa administrative. Keto ishin për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e larguara e manovra të rrezikshme në rrugë, shkelje të semaforit.

Po ashtu gjoba u dhane per përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Me pak masa u dhane per mosvendosje të rripit të sigurimit apo të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

revista.one/

Pamje nga aksioni i Policise se Qarkullimit