“Me të lëviz fëmija im 6 muajsh”, Kozak Braçit i djegin makinën

“Me të lëviz fëmija im 6 muajsh”, Kozak Braçit i djegin makinën

December 2, 2023 0

Mbrëmjen e djeshme në Allias, autorë të paidentifikuar ende kanë djegur një makinë të tipit “Mercedes Benz”. Makina është në pronësi të personazhi të TikTok-ut Kozak Braçit.

Ai vetë e ka postuar makinën e tij teksa e pa që po digjej dhe u ka bërë thirrje autorëve se nëse nuk i kap policia do t’i gjej vet ai me njerëzit e tij.

Kozaku ka shkruar:

“Po nuk e gjeti shteti, sepse eshtë e disata herë, atëherë do e gjej vetë unë me njerëzit e mi. Jam çuar në 4 të mëngjesit, në dritare kam parë këtë pamje duke mu djegur makina. Unë në shtëpi, me makinën time lëviz fëmija im 6 muajsh. Është e disata herë që më ndodhin mua këto gjëra, dikush që ka diçka me mua të më gjej, rrugëve jam 24 orë, të vinë te unë jo tek makina dhe tek shtëpia ime ku ka vetëm gra dhe kalamaj”.

Kozaku nuk ka dhënë emra se tek kush dyshon që i ka djegur makinën.

Kujtojmë që Kozaku ka pasur edhe më parë sherre me personazhe të ndryshme të TikTok-ut. Mes tyre personazhi që është zënë më shpesh është Kleviol Ahmeti ose ndryshe i njohur si Cllevio. Gjithashtu edhe Altin Coku ka pasur përplasje me Kozakun. Fabio i TikTok-ut para disa kohësh e ka marrë peng Kozakun.

“Zene se loza një muaj gara me qen dhe humba 50K”, shkroi Kozaku në një postim tjetër.

revista.one/