“Më tha je zero”, përplasen bukuroshet e Big Brother, Efi dhe Kejvina

“Më tha je zero”, përplasen bukuroshet e Big Brother, Efi dhe Kejvina

January 4, 2023 0

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Efi është përplasur mbrëmë në Big Brother VIP me Kejvinën gjatë një debati. E gjitha erdhi si pasojë e fjalëve ofenduese e banorëve ndaj njëri tjetrit.

Jo vetëm kaq por Efi u ndal edhe tek Luizi.

“Më vjen turp që jam këtu me një vajzë si Kejvina dhe një djalë si Luizi. Janë disa etiketime shumë të shpifura që ka bërë zoti Luiz, që qeshin disa këtu”, tha në fillim Efi.

Menjëherë, ish-konkurrentja e Përputhen u ndërpre nga modelja Kejvina Kthella.

Kjo e fundit tha se Efi i tha se ‘i ka thënë psikopate’, por që i ka kërkuar ndjesë.

“Më tha se jam zero, të njeh e gjithë Shqipëria se si je. Unë nuk e toleroj më. Nuk mund të luaj dikush me mua. Nuk ka më tolerime. Unë nuk e toleroj më , dhe nuk e di se ç’do bëj më nëse kjo femër më drejtohet kështu”, përfundoi Efi.

Arbana: Qetësohuni ju lutem! Mund ta zgjidhim me qetësi!

Debati kryesor i ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” kanë qenë cigaret.

Në fillim mungesa e tyre bëri që disa banorë edhe të qanin, ndërsa tani po debatojnë.

Së fundmi Efi dhe Kejvina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe gjejeni përse?

Po, pikërisht për cigare. Sipas Efit, Kthella nuk duhet të mendojë veç për vete por, t’i ndajë ato dhe me të tjerët.

Modelja nga ana tjetër i përgjigjet duke i thënë se pi sa të dojë sepse i mori vetë. Debati ka agravuar deri aty sa Efi i ka thënë Kejvinës mos bëj si gomare.