Me vallen e Rugovës, Rita Ora gatuan piten e famshme tradicionale dhe taratori 

Me vallen e Rugovës, Rita Ora gatuan piten e famshme tradicionale dhe taratori 

April 24, 2022 0

Mesa duket, kuzhina shqiptare është e preferuara e Rita Orës, pasi 31-vjeçarja shihet shpesh duke konsumuar dhe gatime tradicionale të vendit prej nga vjen.

Këtë ajo ua dëshmoi fansave edhe së fundmi përmes disa videove të publikuara në TikTok dhe Instagram.

Ora në një video të shoqëruar nga melodia “Vallja e Rugovës” (remiks nga DJ Cimi), tregoi se si gatuhet taratori i famshëm kosovar.

How I make fresh kosovan tarator – I like the water from the cucumber makes it’s thinner for me personally but you don’t have to do it my way! Enjoy!! 

Ndërkohë, në InstaStory Rita publikoi një tjetër video, ku tregonte se kishte gatuar edhe piten tradicionale me spinaq.

“Një pite në furrë, byrek tradicional shqiptar”, shkroi Ora, para se të publikonte të tjera pamje me mbishkrimin: “Pitja është gati”.

Ora këtë e ka dëshmuar se ruan vlerat e traditës, edhe në videon muzikore të këngës “Big” vitin e kaluar, ku ishte shfaqur me veshje të modifikuar me elemente kombëtare shqiptare. revista.one/