Megi Pojani, pushime në ishujt e Afrikës Lindore me futbollistin e Kombëtares

Megi Pojani, pushime në ishujt e Afrikës Lindore me futbollistin e Kombëtares

June 20, 2022 0

Megi Pojani ka postuar disa foto nga mund të shohim që ajo po shijon disa ditë pushime në ishujt e Afrikës Lindore. Por ajo çfarë ra në sy ishte postimi i futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi. Nga fotot e publikuara nga dyshja mund të shohim qartë që ata ndodhen në të njëjtin vend dhe se po shijojnë pushimet bashkë.

Endri është një futbollist mjaft i njohur i kombëtares sonë dhe luan me ekipin turk të Konyasporit.
Megi për momentin po shijon famën pas serialit “H.O.T”, dhe është pjesë e jurisë së emisionit “She’s on top”.
Megi ishte pjesë e emisionit “Më lër të flas” javën e kaluar dhe ajo çfarë ran ë sy në fakt ishte gjuha seksiste e përdorur ndaj saj dhe Beniadës, të ftuarës tjetër. Nuk ishte e vështirë të dallohej që Megit nuk po i pëlqente kjo e sidomos në një moment kur Donaldi i thotë “je e pacipë”. 

Megjithatë Megi i tha se i pëlqen të jetë e tillë dhe të provokojë. revista.one/