Melinda Ademi dhe Rina Balaj shkaktojnë “Tornado” me një puthje në buzë

Melinda Ademi dhe Rina Balaj shkaktojnë “Tornado” me një puthje në buzë

July 22, 2023 0

Melinda Ademi dhe Rina Balaj janë dy artiste që pëlqehen shumë nga publiku.

Ato dikur kanë qenë rivale të njëra-tjetrës, ndërsa tani janë bërë mikesha të ngushta.

Bukuroshet së fundmi sollën bashkëpunimin e tyre të parë të quajtur “Tornado”, ndërkohë që kanë marrë vëmendje me disa skena në klip. Në një moment, artistet e njohura shfaqen duke shkëmbyer puthje në buzë.

Kjo është komentuar mjaft shumë në rrjete sociale dhe tanimë është shpërndarë gjithandej.

Komentet për duetin kanë qenë shumë pozitive si: ‘Dyshja më e mirë’, ‘Faleminderit që nuk na zhgënjeni asnjëherë’, ‘Super hit’ etj.

revista.one/