Melisa paralajmëron të nxjerrë ca “bomba” për shoqen e “Për’puthen”
May 8, 2021Ish-konkurrrentja e “Për’Puthen”, Melisa Lleshi paralajmeron Ledjana Prengen se ka disa “bomba” per te, qe mund t’ia nxjerre ne publik.
Ajo ishte e ftuar në emisionin “Roped with Olsi” ku rrëfeu “hatërmbetjet” që i kishin mbetur nga emisioni. Melisa u shpreh se të gjithë kishin “bomba” për njëri-tjetrin në atë emision.
Duke qenë se ajo i publikoi vetë bombat e saj, këshilloi konkurrenten e emisionit, Ledjana Prengën, të mos hiqej si e pafajshme.
Megjithatë, Melisa zgjodhi të mos bënte të ditur asgjë më shumë se kaq.
Kjo e fundit, pasi ka dëgjuar intervistën e Melisës, ka reaguar nëpërmjet një Story në llogarinë e saj.
“Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time se jeni askushi”, shkroi Ledjana.
Në një tjetër postim, Ledjana ka ironizuar gjithashtu faktin që Melisa është bërë këngëtare nga “Për’puthen”