Melisa publikon këngën “Inati”, Andi: Do bëhesh me famë ndërkombëtare

Melisa publikon këngën “Inati”, Andi: Do bëhesh me famë ndërkombëtare

July 22, 2021 0

Melisa Lleshi, ka publikuar këngën e saj më të re që mban titullin

“Inati” titullohet kënga e re e Melisa Lleshit, që është publikuar sot. I pari që e ka uruar në rrejtet sociale është partneri i saj, Andi Shehu.

Ai ka postuar në “Instagram” një video të shkurtër ku zbulon këngën e re të Melisës, e tregon se është fansi i saj më i madh.

“melisalleshi111 Të dua shumë dhe të pafsha sa më lart në këtë rrugëtim tëndin. Jo sepse je partnerja ime e jetës, por vërtet t’kam parë të përpiqesh me mish e me shpirt për t’ja dalë ditës ku je. Kam shumë besim që një ditë do bëhesh me famë ndërkombetare, sepse veç punës së palodhshme ke dhe shumë talent. Jam shumë krenar për ty”, shkruan ish-konkurrenti i “Për’puthen” për partneren e tij.

Menjëherë ka ardhur komenti i Melisës në këtë postim: “Je dashuria e jetës sime. Mbështetja që më fal ti çdo sekondë është ajo çka më ka bërë të arrij deri këtu për çdo gjë. Krahu im i djathtë, të dua!”, i përgjigjet Lleshi.

revista.one/