“Mendova për familjen”, kërcënoi Donaldin me gjyq, Fifi: Edhe Arbana Osmani më ka borxh…

“Mendova për familjen”, kërcënoi Donaldin me gjyq, Fifi: Edhe Arbana Osmani më ka borxh…

May 6, 2022 0

Këngëtarja e njohur Fifi, tregoi mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” sesi qëndron e vërteta e videos që publikoi ku tha se do të hidhte Donaldin në gjyq, pas skeçit herën e fundit në emision.

Fifif sqaroi këtë mbrëmje se e gjitha ishte një keqkuptim, pasi të gjithë i kishin thënë që Donaldi i kishte nxjerrë skenën e saj kur i ra të fikët në Big Brother, dhe fakti që binjakët nuk i hapën telefonin, ajo nxori videon në fjalë.

Sa i përket pjesës së prerë nga Youtube, Fifi tha se e mori atë vendim sepse mendoi për familjarët që shihnin momentin teksa Donaldi vendoste lule në vendin që ajo u rrëzua.

“Nuk kam bër intervist se s’kam pas ça me fol. Erdha tek ju se do bëj gjyqin me Donaldin. Nuk u konsultova dot me ju juve, ju mora nga tre herë në telefon. Ja nisën me më ardhur mesazhe pafund, që kishit nxjerr skenën tu të ra fikët. Marr në telefon Donaldin, nuk ma hap. Marr Romeon, as ai s’ma hap. Marr ca njerëz në Tch dhe më thanë po të kanë nxjerrë skenën që të ka rënë fikt. Marr prap në telefon, asnjëri në telefon. Nuk e dija fare që kishte nisur emisioni. Nuk kisha mundësi ta shija. E kam menduar pjesën e familjes, njerëzve të mi, thash ajo pjesa duhet të hiqet”, tha Fifi.

Ndërkohë Fifi ka zbuluar mbrëmjen e sotme një “borxh” që moderatorja Arbana Osmani i ka pa shlyer.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas”, nën moderimin e vëllezërve Veshaj, Fifi tha se kishin lidhur bast nëse do lidhej apo jo brenda shtëpisë së BB, gjë e cila nuk ndodhi.

Pyetje: Je mërzitur me Arbana Osmanin?

Fifi: Unë nuk di me rrejt, pavarësisht që disa lëvizje i kam bo palidhje. Lidhëm bast nëse do të dashurohesha brenda shtëpisë së Big Brotherit. Unë nuk dashurova brenda, ajo më ka një pal këpucë borxh dhe jam mërzit shumë që nuk mi ka la.

Më tej Fifi ka zbuluar arsyen e fortë se përse e bëri kaq shpejt publike lidhjen me Adisin.

“Për me i ik pakëz asaj vorbullës që ishte faza e Big Brother unë kisha sulme të padiskutueshme, kam humbur edhe miq. Më kanë thënë ishalla nuk bëhet më se ajo është shtir. Unë nuk kam dashur kurrë për t’i bërë lidhjet e mia publike, por e kam bërë publike për të treguar se sa e dashuruar jam unë me atë dhe se si më bën ai mua të ndihem kur jam me të ”, shtoi Fifi.

Fifi gjithashtu foli për marrëdhënien që ka me ish-banorët e Big Brother VIP, pas përfundimit të spektaklit.

 “Refuzoj me u marrë me shumicën prej tyre dhe jam takuar me disa prej tyre, nuk kam bërë njeri bllok, thjesht pashë që dikush më kishte bërë bllok. Kam shprehur pëlqim për dy tre personazhe atje. Mbase gjithçka shihet, kam parë se kush s’ka folur dhe kush ka folur prapa krahëve për mu, kam dëgjuar gjëra të rënda. Por zënkat tona kanë ndodhur tre javorshin e  parë dhe pas tre javëshit kam parë që duhet ta përkrah këtë njeriun”, tha Fifi.

Kujtojmë se këngëtarja Fifi ishte ndër të vetmet banore të Big Brother VIP, në të cikën u panë të gjitha natë e njerëzores, përtej anës artistike që të gjithë e kishin parë para se ajo të ishte pjesë e spektaklit.

Ndërkaq, artistja Fifi tregoi tre gjërat që nuk do të bënte më kurrë.

Ajo tha se nuk duhej të merrej me dy persona që është marrë në Big Brother VIP, sihte penduar për buzët që kishte bërë para disa ditëve dhe se do të ishte munduar më shumë që të mbante nervat në momentet e saj të acarimit.

“Nuk do isha marrë me dy veta në Big Brother, ajo dihet. Femër mashkull, nuk do i kisha bërë buzët operacion që i bëra para disa ditëve dhe e treta do isha munduar shumë me i mbajt nervat e mia kur unë acarohem”, tha Fifi.

Kujtojmë se këngëtarja Fifi ishte ndër të vetmet banore të Big Brother VIP, në të cikën u panë të gjitha natë e njerëzores, përtej anës artistike që të gjithë e kishin parë para se ajo të ishte pjesë e spektaklit.