Meritoni shpërthen në lot kur ndahet me Ilnisën

Meritoni shpërthen në lot kur ndahet me Ilnisën

April 7, 2024 0

Meriton Mjekiqi shpërtheu në lot në çastin kur duhej të përshëndetej me Ilnisa Agollin, që sonte u largua përfundimisht nga shtëpia.

Një moment i vështirë për të, që u nda nga moderatorja, me të cilën nisi një raport brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, Ilnisa i dha kurajo. “Fitoje për mua, për Loarin, suksese“, i tha ajo.

Meritoni dhe Egla Ceno u votuan nga publiku për t’u rikthyer në shtëpi, ndërsa gara përfundoi për Ilnisa Agollin. Të tre qëndruan disa ditë në Dhomën e Bardhë, pasi u skualifikuan nga loja. Por, me vendim të publikut, Meritoni dhe Egla kanë një mundësi të dytë në garën për çmimin e madh.

revista.one/