Mesazhi nga Aurora, Einxhel pëlqehet edhe nga motra e Dagz-it

Mesazhi nga Aurora, Einxhel pëlqehet edhe nga motra e Dagz-it

January 5, 2022 0

Einxhel dhe Dj Dagz kanë shkëmbyer disa puthje gjatë këtyre ditëve.

Mbrëmë në BBV Prime u dha klipi i tyre dhe Dagz-i u shpreh i lumtur pasi e panë.

“Unë nxorra një anë të bukur të Einxhel. Isha i bindur që në fillim që ishte e bukur edhe nga brenda”,- tha ai.

“Unë kam shumë siklet. Jam një njeri shumë privat. Këto gjëra i kam shumë siklet dhe nuk doja të lija të ndodhte. Dua që këtë anën time ta mbaj vetëm për vete dhe për njeriun që kam në krahë. Nuk dua dhe që ky rrugëtimi im ti artibohet lidhjes nga një djalë. Gjithashtu nuk dua që DAGZ-i të ketë kuriozitet për njerëzit vetëm nga unë, sepse është i mrekullueshëm e duhet të njihet për atë që është. “,- tregoi Einxhel.

Ajo gjithashtu mori një mesazh nga Aurora, e cila i tha se është një femër shumë e fortë.Einxhel u prek nga ky mesazh dhe e falenderoi e gjithashtu tha se i duket shumë e ngjashme me të.E ftuar në “Fan Club Big Brother Vip” , motra e tij, ka zbuluar se është fanse e Einxhel. Aurora ka thënë se e pëlqen Einxhelin pasi është femër e arrirë dhe e shkathët e gjithaashtu e do pavarësinë. revista.one/