“Meshkujt kanë frikë të më afrohen”, Arjola flet për kriteret që ka për partnerin

“Meshkujt kanë frikë të më afrohen”, Arjola flet për kriteret që ka për partnerin

October 13, 2022 0

Arjola Demiri ka qenë e ftuar së fundmi në “Pardon my French” ku ka folur për jetën e saj pas përfundimit të “Big Brother Vip” dhe ka zbuluar nëse gjatë kësaj periudhe ka pasur diçka të re kur vjen puna tek jeta sentimentale.

E pyetur gjithashtu se si e shikon ajo partnerin e saj ideal, aktorja u shpreh:

“Ndoshta nuk jam unë ajo që dua. Kjo është e vërteta sepse femrat e vështira dhe të forta është e vështirë t’i përballosh. Unë i përkas edhe shenjës së Virgjëreshës kështu që…

Pas një analize të gjatë se kush do të ishte partneri perfekt vjen në përfundimin që duhet të jetë një burrë i fortë dhe dominant. Dashuria dhe sistemi i lidhjeve janë bërë fast-food dhe nuk jam e interesuar për këto gjëra. Unë jam e interesuar për një mashkull të fortë që lufton përkrah meje. Rrugëtimi bëhet bashkë. Më rastis që në shoqëri të më thonë se meshkujt më kanë frikë që të afrohen dhe të më flasin, po mirë bëjnë të rrinë larg”.

Një pjesë që e ‘përndjek’ Ariolën që pas daljes nga “BBVIP” është se çfarë u bë me shtëpinë që i dhuroi produksioni.

“E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat”– tregoi ajo.

revista.one/