Mevlan Shaba bën Arjan Konomin pjesë të klipit me Mandi Nishtullën, konkurrenti i Për’puthen tregon sa e ka paguar

Mevlan Shaba bën Arjan Konomin pjesë të klipit me Mandi Nishtullën, konkurrenti i Për’puthen tregon sa e ka paguar

April 6, 2022 0

Konkurrenti i “Për’puthen”, Mevlan Shaba, ka zbuluar së fundmi se shumë shpejt do të sjellë një projekt muzikor me këngëtarin e njohur Mandi Nishtullën.

Ai ka treguar se projekti është pritur mjaft mirë nga publiku dhe se shumë shpejt do të dalë në tregun muzikor.

Mevlani zbuloi për “Shqipëria Live” se në klip do të jetë dhe miku i tij i cili gjithashtu është dhe opinonisti i programit të dashurisë, Arjan Konomi.

Moderatori e ka ngacmuar këngëtarin duke e pyetur se sa e ka paguar opinonistin për të qenë pjesë e saj ndërsa ky i fundit është përgjigjur se Arjanit i jep ‘dreka dhe darka çdo ditë’. Më pas shtoi se pjesëmarrja e tij është thjesht në mënyrë shoqërore.

“Arjanit i japim dreka dhe darka çdo ditë. Nuk ka pasur lidhje me pagesën ka qenë thjesht diçka shoqërore”- u shpreh ai.

Suksesi i tij në muzikë duket se po ecën goxha mirë kohëve të fundit madje Mevlani zbuloi se ka konkurrentë të programit të cilët i kanë kërkuar të marrin pjesë në klipet e tij por ai i ka refuzuar.

Gazetari: Ti ke dëshirë të kesh dikë nga “Për’puthen” në klipe?

Mevlani: Nuk do të doja të kisha dikë sepse varet dhe nga projekti

Gazetari: Por a ka pasur ndonjë që ta ka kërkuar ta marrësh tek klipt yt

Mevlani: Ka pasur dëshirë dhe ka. Nuk kam pranuar sepse varet dhe nga projekti.

Gjithashtu ai shtoi se tashmë po mendon se i ka ardhur koha që ai të gjejë një partnere.

Gazetari: Kaq shumë sa po të kërkojnë a ke frikë se mos do të qëndrosh vetëm?

Mevlani: Qëndron deri diku dhe ajo që the pasi mendoj se ka ardhur dhe koha të marr dhe unë një drejtim. Besoj që ka ardhur momenti që dhe unë të gjej një partnere.

revista.one/