Mevlani e fshin këngën “Ledjana” nga Youtube, pasi ajo e akuzoi se e kishte kopjuar

Mevlani e fshin këngën “Ledjana” nga Youtube, pasi ajo e akuzoi se e kishte kopjuar

June 26, 2021 0

Mevlani ka vendosur ta fshijë këngën dedikuar Ledjanës nga Youtube.

“Ledjana” nuk gjendet më pas kërkimit.

Nga ana tjetër, Mevlani po përflitej këto kohë lart e poshtë për një lidhje me një tjetër ish-konkurrente të “Për’puthen”, Aristela Lekën.

Pas ndarjes konkurrentja hodhi një hije dyshimi se Mevlani mund ta kishte vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj. Në InstaStory, ajo publikoi një pjesë nga kënga “Ledjana” ku në fakt vihej re se nuk e këndonte Mevlani.

“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta.

Në fakt, pa i komentuar akuzat e Ledjanës, Mevlani e ka hequrkëngën nga kanali i tij zyrtar.

revista.one/