Mevlani i Për’puthen grindet keq me Efin dhe ikën në mes të takimit

Mevlani i Për’puthen grindet keq me Efin dhe ikën në mes të takimit

April 7, 2022 0

Takimi i dy konkurrentëve Mevlan-Efi nuk ka shkuar siç duhet, pasi plasi sherri mes tyre.

“Lëri këto talljet dhe mënyrën se si flet ti. Nuk mundem më nuk kam nerva më . Po bën lojëra fjalësh pra, nuk kam nerva. Nuk po bën një muhabet serioz, dua muhabet serioz”, u shpreh Efi në takim.

Pas këtyre fjalëve Mevlani ngrihet nga tavolina duke braktisur takimin, ndërsa shprehet se nuk duroi dot mënyrën e të folurës së Efit gjatë debatit prandaj u largua.

Në takim ata nuk arritën dot të sqaroheshin, ndërsa debatet vazhduan edhe në studion e Për’puthen.

Takimi i Mevlanit me Efin nisi me diskutime të ashpra nga ana e kësaj të fundit, e cila ishte e bindur që ky takim do të ishte vetëm për sqarimin mes tyre.

“Për mua është një takim për sqarim. Ma ke prishur qetësinë”, u shpreh Efi.

Mevlani u përpoq  të sqaronte Efin rreth debateve dhe situatave që janë krijuar midis tyre.

“Do gjë prej meje”, u shpreh Efi e nervozuar.

“Ty”, u përgjigj Mevlani duke treguar se vazhdon pëlqimin ndaj Efit, por ka frikë nga lëndimi.

Mevlani tha se arsyeja e vetme e distancimit të tij ka qenë paqartësia që ajo ka pasur për djemtë.

Ai shtoi se nuk mund të pëlqesh tre veta njëkohësisht duke treguar një lloj xhelozie ndaj saj.