“Mevlani meriton një vajzë me nivel”, Filloreta: nuk jam as Antonela, as Ledjana që të hyj në mes

“Mevlani meriton një vajzë me nivel”, Filloreta: nuk jam as Antonela, as Ledjana që të hyj në mes

April 7, 2022 0

Filloreta përmendi në studion e Për’puthen dy emra të ish-konkurrenteve të Për’puthen, të Antonelës dhe Ledjanës. Ajo ndërhyri në debatin mes Efit dhe Mevlanit.

Me sa duket situata e krijuar midis treshes Filloreta-Mevlan-Efi i ngjasojnë me atë të treshes Ledjana-Mevlan-Antonela në sezonin e kaluar të programit.

“Unë nuk jam as Antonela e as Ledjana që të hyj mes tyre”, u shpreh ajo.

“Nuk janë ndarë konkretisht. Akoma vazhdon flirtime. Unë nuk jam as Antonela as Ledjana që të hyj në mes, pasi këto gjëra tek unë nuk ekzistojnë. Kështu që nuk e di. Ai duhet të di çfarë do. Normal që ka me pasur kohën e duhur. Me mua mund të ketë edhe një takim tjetër për t’i parë gjërat më mirë”, tha Filloreta.

Filloreta është shumë e mërzitur nga situata e krijuar kohët e fundit, aq sa mendon edhe largimin nga programi.

“Në moment që unë jam këtu dhe shoh që ky është akoma i lëvizur, dua ta shoh edhe në një takim, nëse gjërat nuk janë ashtu siç do t’i shohë syri im atëherë unë e lë studion”, u shpreh Filloreta e mërzitur.

Ajo gjithashtu shprehet se që prej fillimit ka hyrë vetëm për Mevlanin dhe sipas saj, ai ka nevojë për një person që është i vetëdijshëm dhe që është në një tjetër nivel.

Filloreta: Kam thënë që prej fillimit që Mevlani ka nevojë për një person që është i vetëdijshëm, e dinë çfarë do në jetë. Që është të njëjtin nivel.

Efi: Çfarë niveli? Domethënë me pak fjalë këto që përmende që ti i ke i bie që unë si kam. Ato që s’the pak më përpara i the tani.

Filloreta: Unë mendoj që kam qëllime të qarta çfarë dua në jetë.

Efi: Unë nuk kam qëllime të qarta çfarë dua në jetë?

Filloreta: Aty e di ti. Unë e them me ato që shoh në program.

Mevlani preferoi të mos reagonte pas deklaratës së Filloretës, duke lënë vend për shumë dyshim.