Mevlani u vë kryq dy zemrave. E ka për Antonelën dhe Ledjanën?

Mevlani u vë kryq dy zemrave. E ka për Antonelën dhe Ledjanën?

March 18, 2021 0

Mevlanit ka publikuar sot një foto në Instagram ku shfaqet pranë detit, ndërkohë që në rërë ka vijëzuar dy zemra brenda së cilave ka vendosur nga një kryq.

Ai me këtë foto po nënkupton se u ka vendosur “kryq” të dy konkurrenteve.

“Njëra për Ledjanën, tjetra për Antonelën”

“I vune X të dyjave”, shkruajnë ndjekësit.

Treshja Ledjana-Mevlan-Antonela janë kthyer në një nga më të diskutuarit në “Për’puthen”. 

Para se të transmetohej takimi Ledjana-Mevlan, Antonela doli para studios dhe tha se ka hequr dorë përfundimisht nga djali nga Kavaja.

Ledjana tha se Mevlani dhe Antonela mashtrojnë të dy dhe hiqen si të prekur. Kjo deklaratë nuk i pëlqeu aspak Mevlanit dhe i ndodhur nën trysni ai u largua nga studioja. Më pas ai u rikthye sërish, ndërsa Antonela vendosi të braktiste studion për të mos parë takimin Ledjana-Mevlan.

Mbreme Antonela bëri një deklaratë të fortë për Mevlanin.

Ajo tha se Mevlani nuk është më askush dhe se shumë shpejt do t’i marr gjithçka që i ka dhënë.

Mesa duket, këto deklarata nuk i kanë pëlqyer aspak Mevlanit.