“M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty”, Fifi sqarohet me Zhakun: Ndoshta ajo nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe s’na kupton
June 24, 2022Fifi ka realizuar një video live në Instagram për të sqaruar gjithë zhurmën e krijuar në rrjet pas deklaratës së saj dhe përplasjen me Zhaklin Lekatarin.
Në reagimin e saj këngëtarja u shfaq e përlotur duke thënë se nuk ka asnjë gabim të jetë në lidhje me një burrë të martuar dhe me fëmijë. Duke e konsideruar kundërpërgjigjen e Zhaklinës si përpjekje për vëmendje Fifi tha se me deklaratën e saj nuk i ka bërë thirrje vajzave të tjera, thjesht ka shprehur dashurinë e saj ndaj partnerit të saj.
Sa i përket ironisë së Zhaklinës se bën muzikë tallava, Fifi përmendi këngë si ‘Dielli’, ‘Zhurmë’, ‘Hana’ etj si shembull të krijimtarisë së saj artistike dhe jo tallave.
“Duhet të kërkojë falje që jam lidhur me një mashkull që ka qenë i lidhur, i martuar dhe ka fëmijë. Por, ka plot raste të tilla. A duhet mos të lidhen më këta njerëz? Unë nuk kam hyrë në mes të askujt. Si i bëhet? Apo duhet të pres mos del ndonjë gjë tjetër. Ky është fati im dhe unë jam e lumtur për këtë.
Ndoshta iu duhet vëmendja ime për ndjekës se deri tani kam çuar plot njerëz nga varri dhe u dashka të çohem edhe të tjerë. Ja Zhaklinë ku e ke. Nëse është marre me tregu që je dashuruar, marrja ime më mbuloftë dhe më marrtë fytyrën.
Unë jam femër shkruaj për dashurinë, nënën, hidhërimin etj. Duhet të gërmosh bagazhin tim artistik për të kuptuar çfarë jam unë. Tallavaistat kanë lek shumë unë nuk kam. Duhet të kesh shkollë ti që të lexosh tekstet e mia. Do të bësh diçka që nuk e ka bërë askush, i kam dëgjuar edhe më parë këto fjalë. Unë nuk jam homofobe, përkundrazi i përkrah në mënyrë masive.
Unë jam muslimane dhe jam ‘Pro’ ndaj çdo feje apo edhe ateistëve, apo çdo njeriu që beso në çdo gjë. Unë di shumë gjëra në jetë dhe nuk shava askënd.
Duhet të shkoj te psikologu? Patjetër si të gjithë. Se kurrë nuk i kam ndaluar kurrë konsultat. Por jo me psikologë që bien kundërshtim me veten 15 herë brenda fjalisë.
Më thoni a është turp të dashurosh? Nëse po nuk po shkruaj më fare, çfarë tu themi njerëzve që kanë shkruar poemat më të bukura në rruzullin tokësor? Thjesht kam shkruar për dashurinë time, nuk kam lënduar asnjëri.
Adisit çfarë nuk i shkruajnë për mua. “Pse re në atë nivel? Do i bjerë të fikët. Fifi është kurvë.” Janë të gjitha femra dhe unë prapë jam feministe.
Futem dhe shoh se ia kam shpifur një femre pse kam thënë ‘Më fal se nuk jam ruajtur për ty’. Jam e fortë si femër por edhe femra ka nevojë për një mashkull. Mashkulli është natyrë e fortë. Jam njeriu më i lumtur dhe i bekuar në botë që e kam në krahë dhe nuk më lë të bie kurrë. Nuk iu thash vajzave të ruhen për personin që ëndërrojnë, por thash për veten pse kam dhënë deklarata më shumë seç duhet e kam bërë gabime dhe nuk jam ruajtur mediatikisht. Të jetë ai njeriu i parë për të cilin shkruajnë mediat.
Edhe jam edhe nuk jam e lumtur që jam kështu si jam, i tregoj gjërat e drejtpërdrejta, por kur më fyejnë të puna dhe njeriu i dashur nuk e di se çfarë jam në gjendje të bëj. Por, prapë nuk po e shaj dhe nuk po i them asgjë të keqe. Ndoshta Zhaklina nuk e ka përjetuar dashurinë kurrë dhe nuk na kupton kur flasin për dashurinë.”
Një postim i Fifit dedikuar të dashurit të saj, Adis Patushi, është bërë objekt kritikash në rrjete sociale. “Përtej dashurisë! S’jemi të parët në jetët tona, po një gjë e di – ty do të të dedikoj veten. Më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashuria që e kërkova për vite me radhë. Të dua.” – shkruante ajo.
Gjë që solli shumë reagime e kritika mes të cilave edhe një nga Zhaklin Lekatari e cila është shprehur se u ndje e ‘neveritur’ nga postimi i këngëtares dhe dedikimi që kishte bërë për partnerin e saj. Zhaklin publikoi një video, ku thoshte se ajo që po bën këngëtarja është duke mësuar vajzat e vogla që “ta ruajnë veten për një person”.
Sipas saj ajo po e përdor audiencën për të dhënë një mesazh të gabuar për vajzat e reja të cilat duhet ta ruajnë veten për partnerin e tyre. Ajo u shpreh se nuk i interesonte aspak se çfarë bën këngëtarja me jetën e saj por nëse ajo mendon se vlerën ia jep partneri që ka në krahë atëherë duhet ta mbajë për vete dhe jo të flasë budallallëqe në publik.
Me anë të disa videomesazhe në InstaStory-n e saj ajo iu drejtua publikisht këngëtares.
“Mirmëngjes Fifi unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”. – u shpreh Zhaklin.
Zhaklin shtoi më pas se në ditët e sotme po luftohet që dhe po bëhet një punë e jashtëzakonshme për të çliruar gruan dhe kur dëgjon gra të cilat nuk po punojnë pro tyre por kundra duke promovuar skllavërimin dhe burgosjen e tyre, ajo e quajti si diçka ‘për të vënë duart në kokë’.
Ndërkohë nuk ka vonuar as reagimi i këngëtares, e cila i është përgjigjur jo drejtpërdrejtë por duke publikuar në Instastory një thënie. “Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti.”, thuhet në postim.
Pas kësaj ka patur sërish një reagim nga Zhaklin e cila e quan Fifin ‘këngëtare tallavaje’ duke shtuar “Të puth thagëm”.
Në postimin e Fifit vihen re kritika të shumta. “Mos thuaj ‘më fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty’. Nuk duhet t’ia thuash askujt, Fifi. Asnjë vajzë nuk duhet t’ia thotë këtë një djali. Po ai është ruajtur për ty? Jo, ai është baba dhe ka qenë burri i dikujt. Pse duhet t’i kërkosh falje? Nuk është bukur mendoj unë të thuash këtë gjë, sidomos nga ti që je idhulli i shumë njerëzve që të ndjekin,” -shkruan dikush.
“Të lutem, ti paskërke gjetur dikë që të ‘kupton’ pse s’je ruajtur për të? Po çfarë mesazhi u jep vajzave të tjera që s’e kanë pavarësinë tënde dhe që nuk ruhen për një burrë? Dashuria e vërtetë nuk matet me ruajte. Të lutem, ju që jeni fytyra publike mendoni mirë se çfarë mesazhi u jepni vajzave që ju ndjekin,” thotë një tjetër.
“Njeriu nuk ruhet për askënd, thjesht jeton jetën e tij! Pesho pak më shumë fjalët që thua se ky mesazh është i gabuar e mënyra e të menduarit është shumë e trishtë,” shkruan një tjetër komentues. revista.one/