(VIDEO) Beatrix Ramosaj ironizon momentin më epik brenda shtëpisë së Big Brother VIP

(VIDEO) Beatrix Ramosaj ironizon momentin më epik brenda shtëpisë së Big Brother VIP

June 23, 2022 0

Një ndër momentet më të komentuara të Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” ishte ai i frazës: “qysh thuhet bukur në shqip?”. Kjo ishte një gafë e konkurentes teksa mes emocionesh fliste për familjen e saj në “dhomën e rrëfimit”.

Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale duke u kthyer edhe në “meme”. Pas daljes nga shtëpia e BBV padyshim që Beatrix u përball me këtë situatë por duket se këngëtarja e mori me shumë sportivitet. Madje përmes videove në Tik-Tok ajo ka vetë-ironizuar këtë moment duke e improvizuar sërish. Por ky moment epik duket se do të mbetet gjatë në mendjen e Trixës. Teksa ka postuar një video ku shfaqet duke dëgjuar një pjesë së këngës së Ylli Limanit, bukuroshja e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Si thuhet e ke myt në shqip?” duke e ri-sjellë në vëmendje atë moment.