Mijëra besimtarë mbushin sheshin Skënderbej për festën e Kurban Bajramit

Mijëra besimtarë mbushin sheshin Skënderbej për festën e Kurban Bajramit

July 20, 2021 0

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin. Ceremonia nisi herët në mëngjes, ku, ndryshe nga një vit më parë, qindra besimtarë myslimanë falën namazin në Sheshin Skënderbej.

Pas faljes, besimtarët e pranishëm shkëmbyen mesazhe të shumta urimi ndërmjet tyre. Kurban Bajrami festohet sot në gjithë vendin, ku në mëngjes herët, në qytetet kryesore besimtarët u falen duke iu drejtuar Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni. Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.