Mikela pasi merr vesh se Argjendi ka telefonuar Ritvanën: Ç’a po pret ti, që njëra të ta lëri?
September 22, 2021Ritvana dhe Argjendi ishin çifiti tek i cili mendohej të kishin filluar shkëndijat e para në Për’puthen 3. Ama mesa duket dhe te ky çift gjërat po përçahen, pasi Ritvana nuk i pëlqen fare sjelljet e Argjendit.
“Argjendi më ka marrë në 2 të natës, ka dashur të takohemi. Mendova se atë ditë ka pasur takimin me Mikelën dhe i thashë po për provokim, por nuk u takuam. Mendoj se Argjendi po bën një lojë të pistë, ja kam thënë veçantë, por po ja them dhe këtu. Mban aleanca, do ta ketë mirë me të gjitha. Madje doja dhe ta filmoja nëse do vinte.”,- rrëfeu Ritvana.
“Unë e kam marrë, sepse në Tiranë jetoj vetëm dhe po ndihesha i vetmuar. Njerëz jemi, nuk njoh njeri në Tiranë dhe nga ata që njoh Ritvanën e kam shumë xhan. “,- tha Argjendi.
Nga ana tjetër ndërhyn dhe Mikela duke thënë:
Po ti pas atij takimi që ke bërë me mua ke marrë këtë. Ça po pret ti që njëra të ta lëri?
Argjendi nuk ja përton duke thënë:
“Po normal se ne për këtë punë jemi këtu. Unë ju pëlqej të dyjave njësoj. Nuk mund të bëj asnjë dallim deri tani. “
Bora e mbyll këtë situatë duke e quajtur si moment rrëfimesh midis konkurrentëve.
Mikele dhe Bruno
Mikela dhe Bruno janë dy nga konkurrentët më të rinj të Për’puthen. Ata kanë pasur plot debate bashkë dhe karakteret e tyre duket se nuk janë përputhur deri tani.
“Nuk bën për mua. Je një femër e papjekur. Je 26 vjeç. Ke dalë nga një lidhje e gjatë, je tradhtuar dhe prap je kaq e papjekur. Nuk merresh dot me mua ti. Nuk më pëlqejnë lojërat e tua ta kam thënë. Kam dalë dhe nga vetja për ty dhe nga përballja me ty.”,- flet Bruno.
“Mos u merr me moshën time dhe me jetën private se e dimë shumë mirë se çfarë ke bërë dhe ti. Ti më ke kërcënuar më ke thënë në telefon kujdes ça flet në studio. Pastaj më the ki pak më kujdes se publiku na do bashkë dhe nuk duhet të sillemi ashtu. Nuk më intereson çfarë do publiku, më intereson se çfarë dua vet. Ti je fallco, po luan, do e kuptojnë të gjithë çfarë je.”,- ja kthen Mikela.
Opinonisti Arjan Konomi ndërhyn:
“Ju kam dhënë një këshillë para se të fillojë sezoni. Kini kujdes me kontaktet me njëri-tjetrin. Ju flisni me njëri-tjetrin dhe na vini këtu me fytyra të tjera. Asgjë nuk kuptojmë pastaj, nqs ju flisni me njëri-tjetrin. Krijohen paqartësi dhe asgjë nuk merret vesh”.
revista.one/