Mimoza Ahmeti: Pse nuk isha poete e regjimit
February 26, 2021Poetja Mimoza Ahmeti në një bisedë me lexuesit pranë Qendrës Kombëtare të Librit, foli për shndërrimin e saj nën regjim. “Një nga gjërat që më vjen keq për veten time, është që unë përfundova si poete metafizike, por jo poete regjimi, s’kam qenë ndonjëherë dhe nuk është vetëm merita ime. S’besoj që është vetëm merita ime edhe pse shihet si merita ime. Por mund të them që presioni i regjimit e transformoi poezinë time nga tërësisht imanente dhe e brendshme, në një poezi që ngelet e brendshme, por fiton një përmasë shumë të madhe metafizike”, tha Ahmeti.
Duke tejkaluar historinë personale, ajo foli për Kadarenë e Rreshpjen dhe se si një sistem shndërron jetët njerëzore për shkak të ndalesave e detyrimeve. “Më pyetën nëse është ose jo konservator Ismail Kadareja në lidhje me femrën. Kjo është porta e fundit, sepse nëse është konservator, është për atë që ishte i detyruar, ka qenë i detyruar. Në kulturat tona, të gjithë poetët ose shkrimtarët që nuk i bëjnë pak fresk sistemit, janë mediatizuar shumë dobët. Frederik Rreshpja po njihet tani si poet. Ai e fiton tani kohën e humbur të jetës së tij që ka qenë nëpër burgje”, tha Ahmeti.
Ahmeti është poete e njohur dhe autore e një sërë titujsh. Shpesh e pranishme në takime poetësh e në biseda për poezinë, ajo ndan kujtimet me poetët e nëmur dhe ata të lavdishmit