“Misioni im” , Basha shkruan një libër për qeverisjen
March 22, 2021Lulzim Basha prezanton librin e tij, ku shkruan mbi idetë politike që ka përpunuar për qeverisjen e ardhshme. Ky libër mban titullin “Misioni im” dhe ka 99 faqe.
“Politika s’mund të jetë profesion! Është një mision! Është një nga gjërat e para që kam thënë, që në ditët e para kur jam angazhua aktivisht në vitin 2005 në politik, që unë e shoh si mision, jo si profesion. Kemi patur dhe një debat madje, çfarë i shërben më shumë një vendi, politikanët profesionist apo politikanët si mision. Një debat që vazhdon akoma edhe në Europë, kudo. E dyta që dua t’i rikthehem, është plogështia. Nuk ka gjë më të keqe sesa zemërimi, zhgënjimi, mllefi, dufi, është plogështia. Dorëzimi që s’kemi çfarë të bëjmë, këtu jemi s’kemi çfarë të bëjmë, kështu e ka kjo punë, kështu e ka Shqipëria. Nuk është vërtetë! Nuk është e vërtetë, është investimi më tinëzarë i atyre që duan të mbajnë status quo-n, gjendjen aktuale. I atyre që përfitojnë nga gjendja aktuale. Hendeku midis atyre dhe gjithë ne, është thelluar më shumë se kurrë në këtij 30 vite! Ata janë një grusht njerëzish, një dyzinë, madje ndoshta një gjysmë dyzinë. Pra, 12 apo 6 njerëz që mbajnë peng një popull të tërë! Që e kanë kthyer parlamentin dhe qeverinë në një instrument të pasurimit të tyre, të pushtetit të tyre dhe që përmes pasurimit dhe pushtetit të tyre diktojnë gjithçka në sferën publike. Mundohen të marrin peng median dhe të shuajnë çdo zë të pavarur. Dhe ata investojnë tek plogështia, tek mpirja që gjërat kështu janë, nuk mund të ndryshojnë. Më besoni, është e njëjta situatë si para 90-ës. Kush e mendonte që do të vinte një ditë që ajo diktaturë, ajo mënyrë e ndërtimit të shoqërisë, të hierarkisë të shoqërisë do të përmbysej dukej e pamundur”, tha Basha.