“Miss Universe 2021” kurorëzohet modelja nga Meksika, Andrea Meza

“Miss Universe 2021” kurorëzohet modelja nga Meksika, Andrea Meza

May 17, 2021 0

Miss Uniiverse u mbajt mbrëmjen e djeshme në Florida, pas annuliit vitin e kaluar. Konkursi u drejtua nga Mario Lopeaz dhe ish-Miss Universe, Olivia Culpo, që fitoi kurorën në vitin 2012.

Këtë vit kurorën e më të bukurës e rrëmbeu Andrea Meza, që përfaqësonte Meksikën në kompeticionin e famshëm. Ajo mahniti gjithë të pranishmit me bukurinë e saj, por edhe me zgjuarsinë.

Ne jetojmë në një shoqëri që zhvillohet shumë e më shumë dhe ne jemi zhvilluar si shoqëri, kemi avancuar edhe me sterotipet. Sot, bukuria nuk ka të bëjë vetëm me mënyrën se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në shpirtrat tanë, por në zemrat tona dhe mënyrën se si e prezantojmë veten. Mos lejoni kurrë dikë që t’ju thotë se nuk vleni”, u shpreh Meza në raundin final të konkursit.

Shoqëruesja e parë e Miss-it u shpall Julia Gama përfaqësuese e Brazilit, ndërsa shoqëruese e dytë ishte Janick Maceta përfaqësuese e Perusë. Miss Meksika arriti të fitonte mes 74 vajzave bukuroshe, nga të cilat 21 konkurrente arritën në finale.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga 23-vjeçarja, Paula Mehmetukaj, që u shpall fituese e “Miss Universe Albania 2020”. Kosovën kësaj radhe e ka përfaqësuar bukuroshja bionde, Blerta Veseli. 

Kompeticioni është mbajtur në Seminole Hard Rock Hotel and Casino të Floridas, përfshirë një performancë nga Luis Fonsi. revista.one/