Missi Tuti Sejdiu tani e tutje do të dhurojë buzëqeshje të vërteta

Missi Tuti Sejdiu tani e tutje do të dhurojë buzëqeshje të vërteta

October 28, 2021 0

Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu krahas përgatitjeve dhe punëve që i sjell epiteti i Miss-it duket se po gjen kohë edhe për të tjera angazhime.

Ajo ka nisur një rrugëtim të ri që duhet komplimentuar.

Bukuroshja ka themeluar iniciativën “Dhuro buzëqeshje”.

Kjo nismë humanitare do t’iu gjendet pranë kategorive të ndryshme shoqërore të cilat janë në nevojë.

Në videon e parë të ndarë me ndjekësit ku është bërë shpërndarja e karrocave për personat me aftësi të kufizuara, Tuti mes tjerash është shprehur:

“Një jetë me kuptim te plotë nuk është duke qenë i pasur, duke qenë i njohur , duke qenë shumë të arsimuar ose i përsosur. Bëhet fjalë për të qenë i vërtetë, i drejte duke qenë i barabartë, duke qenë në gjendje për të ndarë kohen me te tjerët dhe të prekin jetën e të tjerëve. Vetëm atëherë ne mund të kemi një jetë të plotë, të lumtur dhe të kënaqur.” revista.one/