Mjaft me tutat! Tani vishni pantallonat e babait dhe këmishën e bardhë!

Mjaft me tutat! Tani vishni pantallonat e babait dhe këmishën e bardhë!

April 10, 2021 0

Nëse jeni lodhur nga tutat, atëherë pantallonat e babit (dad pants) janë zgjedhja ideale për t’i zëvendësuar ato.

Bëhet fjalë për pantallona të gjëra, me prerje të drejtë dhe bel të lartë. Përveç se jashtëzakonisht të rehatshme, janë të përshtatshme për një pamje sa më elegante. Ato mund te perdoren për punë apo për daljet tona në mbrëmje.

Pra, zëvendësoni tutat, të cilat i kemi veshur aq shumë gjatë karantinës.

Kombinimi me kemishen

Këmisha e bardhë është një zgjedhje e pagabueshme që mund të vishet në mënyra të panumërta.

Kombinimi i teksturave të ndryshme janë formula e saj me të cilën këmishët e bardha i ngre në një nivel të ri. Nje pallto leshi e butë, xhufka, lëkurë, dantella, xhins – ato i japin një kontrast perfekt klasikes.

Një këmishë e bardhë e gjerë, por me bel dhe pantallona të gjera krijojnë një siluetë interesante dhe kombinimin e ngrenë këpucët.

Këmisha e bardhë në vend të një kardigani apo xhakete

Këmisha e bardhë e veshur si një mantel në një bluzë me dantella dhe një fund lëkure me zinxhirë – përzierje e përsosur rastësore, joshëse dhe vërtet seksi.

Shtresat

Këmisha e bardhë që del nën fustanin mini të veshur e në çizme të larta është një stilizim i pazakontë. Gjithesesi eshte stil shumë elegant i pjesëve klasike.

/revista.one/