Moment romantik në Big Brother: Luizi befason Kiarën për ditëlindje

Moment romantik në Big Brother: Luizi befason Kiarën për ditëlindje

January 18, 2023 0

Moderatorja Kiara Tito feston sot (e mërkurë) ditëlindjen e saj të 27-të. Dhe për këtë ditë të veçantë, për të ishte përgatitur një befasi shumë e madhe.

Fillimisht kanë qenë familjarët e saj (prindërit dhe vëllai) që nga Italia i kishin dërguar një video-mesazh urimi bukuroshes së BBV2.

Më pas, prezantuesja Arbana Osmani e ka ftuar Kiarën që të shkojë në oborr për surprizën e radhës, ku e priste këngëtari Luiz Ejlli – konkurrenti që mundohet t’i fitojë zemrën.

Artisti shkodran ka interpretuar live për Kiarën këngën “Perfect” të Ed Sheeran në shenjë dedikimi për simpatinë e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ndërkohë që banorët e tjerë, mes emocionesh e kanë shijuar këtë moment nga disa metra tutje në oborr.