Një dyshe tjetër e Big Brother VIP puthen në buzë, del video

Një dyshe tjetër e Big Brother VIP puthen në buzë, del video

February 7, 2022 0

Gjërat po bëhen tejet interesante në Big Brother. Veprimet e fundit të banorëve të mbetur kanë befasur publikun.

Ishte Iliri ai i cili ka shkëmbyer puthje me Arjolën dhe është treguar shumë i afërt me Monikën, por si duket gjërat kanë shkuar më larg në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

Einxhel ka befasuar me veprimin e saj teksa ka puthur në buzë Monikën.  Një video brenda shtëpisë është bërë “virale” në rrjet, tregon momentin ku Monika Lubonja dhe Einxhel Shkira shkëmbëjnë puthje me njëra-tjetrën.

Së fundmi ishte edhe Iliri, i cili ka shkëmbyer puthje me Arjolën, për shkak të sfidës së filmit nga “Vëllai i Madh”, i cili kujdeset që të organizojë mënyra nga më të ndryshmet që banorët e mbetur të argëtohen dhe sfidohen.

revista.one/