Monika Lubonja jeton akoma me mamanë: “Më thotë pse vjen vonë…”

Monika Lubonja jeton akoma me mamanë: “Më thotë pse vjen vonë…”

December 7, 2022 0

E ftuar së fundmi në ‘E diell”, aktorja Monika Lubonja së bashku me të ftuarit e tjerë dhanë opinionet e tyre në lidhje me temën “Të rikthehesh te prindërit, kënaqësi apo bezdisje”.

Ish-banorja e “BBVIP” u shpreh se ajo e ka lënë vajzën e saj të jetoj e lirë. Monika zbuloi se jeton me të ëmën e saj dhe tregoi se ajo i thotë të mos kthehet vonë pasi e shikojnë komshinjtë teksa theksoi se kjo gjë është diçka që mosha e tretë nuk e koncepton dot.

“Unë ngaqë isha me nënën, e lashë vajzën pastaj që 23 vjeçe. I thashë ‘dil në jetë dhe jeto jetën tënde’. Unë e kam jetuar jetën në formën më të mirë timen. Rikthimi te prindërit sot? Them se është nevojë sepse mendoj që çdo i ri, sidomos pasi mbaron një shkollë të lartë, e ka të padiskutueshëm që duhet të jetojë vetëm dhe sot është mundësia.

Prindërit ne i duam, i kemi pranë gjithmonë, por në fund të ditës, mua edhe sot, mami më thotë: Pse vjen kaq vonë, të shikojnë komshinjtë… te brezi i tretë vazhdon të jetë kjo dhe ata nuk duan ta besojnë këtë gjë që te fëmija i tyre të thuhet diçka. Të rinjtë e brezit sot duhet ta nisin këtë gjë vetëm”, tha aktorja.

revista.one/