Studim akademik për karrierën e Adelina Ismajlit, reagon këngëtarja

Studim akademik për karrierën e Adelina Ismajlit, reagon këngëtarja

December 7, 2022 0

Një organizatë e pavarur me mision mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekur nga konflikti, po bëjnë studimin e karrierës së këngëtares, Adelina Ismaili.

Këtë e bënë të ditur përmes një postimi në profilin e tyre në Instagram duke treguar se  do të hulumtojnë dhe se libri mban titullin “Një tregim i qenies pa kompromis”, nga Aurela Berila. Për këtë gjest ka reaguar edhe vet artistja përmes një InstaStory e cila është shprehur me “lot gëzimi”.

“Jam pa koment karriera ime studim në nivel akademik. Lot gëzimi do ta komentoj në ditët në vazhdim. ( Në foto jam unë në vitin në vitin 1996, ku kam qenë me maskën e UCK – së, për kopertinën e një reviste)”, ka shkruar Adelina.

Ajo ka treguar se kopertina që mban libri është një fotografi e shkrepur  në vitin 1996, ku ka qenë me maskën e UCK – së. Kjo ligjëratë do të mbahet sot në bibliotekën kombëtare, auditoriumi i vogël.

revista.one/