“Mos fol për Dubain! Turp të të vijë”! Sara Karaj e ashpër me Ilnisa Agollin

“Mos fol për Dubain! Turp të të vijë”! Sara Karaj e ashpër me Ilnisa Agollin

February 29, 2024 0

Ilnisa Agolli dhe Sara Karaj kanë patur një debat të ashpër me njëra-tjetrën. Kjo nisi që me hyrjen e modeles pasi gazetarja mendoi se dëshiron të hyjë mes saj dhe Meritonit.

Teksa dje (e mërkurë) po qëndronin së bashku në oborr, Ilnisa ia ka përmendur Dubain. “Je në Dubai këtu moj, o Dubai. Nuk është me pushime në Dubai”, iu drejtua ajo.

Kjo fjalë e revoltoi modelen, e cila i është kthyer ashpër për shkak të mendimit që ka për të.

“Ty të të vijë turp që flet për Dubain, të të vijë turp që flet për femrat që shkojnë në Dubai”, u shpreh ajo.

Aho shtoi: “Kështu lloj femre je ti. Nuk ke një shoqe në shtëpi. Flet për femrën në Dubai, turp”.

Karaj thekson se nuk ka qenë kurrë në Dubai dhe se nuk ka ndonjë të keqe. “Unë në jetën time nuk kam qenë në Dubai, po zëre se kam qenë çfarë të keqe ka. Kush është ajo me të thënë shko në Dubai”, u shpreh ajo.

revista.one/