“Mos u reklamo se e ke burrin në burg”, Arbenita kritikohet nga fansat pas arrestimit të Feros

“Mos u reklamo se e ke burrin në burg”, Arbenita kritikohet nga fansat pas arrestimit të Feros

July 28, 2022 0

Arrestimi i Feros nuk e ka ndaluar bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli që të vazhdojnë aktivitetin e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar disa imazhe të reja atraktive në llogarinë e saj në Instagram, teksa të menjëhershme kanë qenë komentet dhe kritikat nga ana e ndjekësve.

“Mos u reklamo shumë se e ke burrin në burg”, ka shkruar njëri prej tyre, për të vazhduar me një tjetër: “Burrin në burg ti lazdrohesh këtu”.

Kujtojmë që Fero u arrestua pas publikimit të pamjeve ku ai shihet duke grushtuar një qytetar në veturë. Më pas avokati i reperit dha detaje rreth rastit, duke deklaruar se i njëjti ishte provokuar pasi qytetari në veturën e tij kishte lëshuar një këngë të Unikkatilit, në të cilën ai shan publikisht Feron.

Ditën e djeshme (27 korrik), reperit Fero iu shqiptua dënimi prej 30-ditësh paraburgim në lidhje me rastin e sulmit ndaj qytetari në veturën e tij.

Vendimin për paraburgimin e reperit u aprovua nga Gjykata Themelore e Gjilanit, pas parashtrimit të kërkesës nga Prokuroria.

Arbenita dhe Fero kurorëzuan dashurinë me martesë në shkurt të vitit 2021, ndërsa u bën prindër pak muaj më vonë. 

revista.one/