Motori i kërkimit “Google” vishet kuqezi

Motori i kërkimit “Google” vishet kuqezi

November 28, 2022 0

Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, motori i kërkimit Google është ‘veshur’ kuqezi.

Pas mesnate, në faqen e parë të Google është vendosur flamuri kuqezi në një sfond blu mbi emrin e motorit të kërkimit.

Sot Shqipëria feston 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet më vete. 28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe troje të tjera shqiptare.

revista.one/