MSH: 4 humbje jete nga Covid-19 dhe 30 raste të reja në 24 orët e fundit

MSH: 4 humbje jete nga Covid-19 dhe 30 raste të reja në 24 orët e fundit

May 10, 2021 0

Koronavirusi nuk ka ikur! Rikthehen shifrat alarmuese mbi humbjen e jetëve

Ministria e Shendetesise njofton 30 raste të reja dhe 4 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Raportohet se është rritur numri i viktimave në këto 24 orë, ku kanë humbur betejën me virusin e rëndë 4 të infektuar, ndryshe nga një ditë më parë, ku u regjistrua një viktimë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë. Shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik. Kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon. Janë kryer 1444 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 30 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë e me radhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë. Ne total, numri i të shëruarve shkon në 118,041 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë. 6 jane në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 4 qyetetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qyetetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.

revista.one/