“Mua më ndjek nga halli, kurse atë nga…”, Ramush Haradinaj i bën follow reperes, reagon e shoqja

“Mua më ndjek nga halli, kurse atë nga…”, Ramush Haradinaj i bën follow reperes, reagon e shoqja

October 7, 2022 0

Gazetarja Anita Haradinajn, është edhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, është tashmë pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance Albania”.

Anita ka realizuar së fundmi një intervistë ku foli rreth jetës së saj teksa u ndal gjithashtu dhe tek bashkëshorti ku zbuloi detaje nga marrëdhënia e saj.

E pyetur nga moderatori se nëse e di se kë ka në listën e ndjekësve Ramushi në Instagram, gazetarja nuk ngurroi të jepte një përgjigje epike.

Ajo tregoi se personat që ndjek janë ajo dhe reperja e njohur Loredana. Me shaka Anita u shpreh se artisten e ndjek nga qejfi kurse atë nga halli.

“Mua dhe Loredanën. Ai ka dy folloëing, ka rastis që Ramushi të takohet disa herë. Familjarët e Loredanës i ka miq. Loredana ka dhe një gocë me emrin Hana, dhe goca ime e ka emrin Han. Ore gocat e bukura si Loredana kush nuk i ndjek. Ore mu më ndjek nga halli, Loredanën e ndjek nga qejfi,”- tha gazetarja.

Ermali i lexon një pasazh të saj teksa fliste dikur për mungesën e Ramushit në lindjen e djalit të dytë. Kaq mjaftoi që të shpërthente në lot:

“Ore ti me kë thirr këtu me bërë me qajt apo… a të thashë ne i lejmë gjërat mbrapa dhe pastaj gjejmë ngjyrat e bukura të jetës. Atë periudhë, ajo çka qenë dhe se si e kam ndjerë unë, do duhej të rrija duke qarë.  Por, e kam zgjedh të mos qaj më. E para unë nuk kam qenë kaq e rritur dhe kaq e pjekur atëherë, sot gjykon arsyeshëm. Atëherë kam qenë 23, 24, 25 vjeçe. Në çdo gjë je më emocionale më e ndjeshme. Po të ishte në moshën sot, ndoshta do e kisha marrë më mirë, më rracional edhe ndjenjat. Nuk e din ça kam kalu”.

A ka qenë e lehtë të jesh gruaja e një kryeministri?  Anita tha se nuk je vetëm grua e kryeministrit sepse ke të gjitha përgjegjësitë, detyrat, gjykimet e paragjykimet. Mëgjithatë ajo theksoi se: “ Është burri më burrë në botë”.

Ndërkohë për atmosferën politike në dy vendet ajo tha se nuk do që ti futet politikës, gjithashtu teksa Ermali e pyet për disa nga figurat publike politike si Albin Kurti e Vjosa Osmani nuk ka asnjë mendim, ndërkohë për Atifete Jahjagën nënvizoi se  “shumë e respektueshme, e dashur” dhe për  Hashim Thaçin tha : Në periudhën që ka qenë ka shërbyer mendoj mirë”.

Gjatë bisedës Ermal e pyet se si i ka raportet me punët e shtëpisë dhe se çfarë  nuk bën mirë.

Anita dhe se:  “Nuk di të hekuros’ e se nuk guxon të hekurosi diçka të komandandit, por mjaftohet me ndonjë veshje të djemve.