Mundi boksieren e Serbisë në finale, fjalët e Donjeta Sadikut pas fitores

Mundi boksieren e Serbisë në finale, fjalët e Donjeta Sadikut pas fitores

August 27, 2026 0

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka kurorëzuar me medalje të artë paraqitjen e saj në Lojërat Mesdhetare, duke mposhtur në finale boksieren serbe Kristina Kuluhova.

Sfida u ndërpre para përfundimit, pasi Kuluhovës iu lëndua arkada nga goditja, ndërsa Donjeta ishte duke e kontrolluar duelin dhe kishte krijuar epërsi me goditjet e saj të sakta, veçanërisht në kokë.

Pas fitores, Sadiku tha se gjithçka shkoi sipas planit dhe se ishte e përgatitur maksimalisht për finalen.

“Ndeshja shkoi siç e kemi parashikuar. Isha super e përgatitur”, ka thënë Donjeta Sadiku për “Kosovapress”.

Boksierja kosovare theksoi se kjo medalje ka një dedikim të veçantë. “Këtë medalje ia kushtoj gjithë Kosovës”, ka shtuar Sadiku.

Pas përfundimit të finales u zhvillua edhe ceremonia e medaljeve, ndërsa boksierja serbe nuk doli në podium.

revista.one/