“Na dhanë urdhër…”, Luizi dhe Olta nxjerrin zbuluar produksionin e BBV

“Na dhanë urdhër…”, Luizi dhe Olta nxjerrin zbuluar produksionin e BBV

March 14, 2023 0

“Loja Siameze” ishte një ndër sfidat e fundit që u sprovuan banorët e “Big Brother Vip Albania”.

“Vëllai i Madh” deshi që në këtë lojë, në të njëjtën bluzë të qëndronin Olta dhe Luizi së bashku. Ashtu “ngjitur” me njëri-tjetrin si një person i vetëm ata duhet të kryenin çdo aktivitet të tyrin brenda shtëpisë së “BBV”.

Gjatë këtyre ditëve, këngëtri e ka treguar disa herë që nuk ka qenë në gjendje të mirë, por sërish zgjodhi ta vazhdonte sfidën.

Tani që loja ka përfunduar, Luizi e ka pranuar me gojën e tij që edhe sikur të donin nuk e hiqnin dot bluzën, pasi kishin marrë urdhër të prerë nga produksioni.

“Kur kam qenë unë në pikën më të dobët më ke futur këmbën në fyt me më zhytur më poshtë. Bashkë me Amosin dhe Dean. Këto filmat, hi syve mund tí hedhësh njerëzve publikun se unë e du e unë ashtu. Si unë si ti nuk kishim b*thë me hequr bluzën se na erdhi kush na erdhi dhe na dha urdhër të prerë që nuk hiqet bluza. Unë e kisha hequr në sekonda atë bluzë se nuk të duroj afër si nuk më duron edhe ti. Kiara flet me zemër, unë flas me tru”, tha Luizi.

Nga ana tjetër Olta për disa herë me radhë u përpoq me anë të mimikave t’i kërkonte ta ndërpriste këtë muhabet duke thënë se nuk është diçka që mund të diskutohet jashtë dhomës së rrëfimit.

Loja siameze ku Olta dhe Luizi qendruan së bashku të veshur në një bluzë, e të vepronin si një njeri i vetëm, ka shkaktuar shumë reagime pozitive në rrjet. Madje një mesazh i nënës së Luizit për të birin që u lexua nga vetë këngëtari në shtëpinë e BBV, fliste për këtë “çift”.

revista.one/