Zarfi i zi dërgon në nominim 3 banorë, Luizi: E organizova enkas

Zarfi i zi dërgon në nominim 3 banorë, Luizi: E organizova enkas

March 15, 2023 0

Kur të gjithë po prisnin që në Zarfin e Zi të ishin të shkruar emrat e Oltës dhe Qetsorit pasi komunikuan me kode, “Big Brother Vip” surprizon.

Dënimi erdhi për Luizin, Maestron dhe Kristin. Të tre janë futur për disa sekonda në banjon e shtëpisë dhe për këtë Vëllai i madh ka vendosur ti dërgojë në televotim.

Pas zarfit të zi, i cili dënoi Armaldon, Kristin dhe Luizin, duke i dërguar ata në nominim, Luizi u shpreh se ai e kishte planifikuar një gjë të tillë. Ai tha se duke qenë se Kutia e Pandorës i shkoi dëm, mendoi të shkelte rregullat duke përfshirë Armaldon dhe Kristin.

Luizi: E kisha organizuar enkas këtë gjë.

Armaldo: Inatet e vjetra, besoj se i bëri me Kutinë e Pandorës.

Luiz: Siç ma bëre, ta bëra.

Armaldo: Kjo është “thikë pas shpine”. E gjithë situata që kam kaluar me Luizin, është parë se kush ka patur të drejtë apo jo. Besoj se Kristi dhe Luizi e kanë organizuar bashkë këtë gjë. Kristi doli i lumtur nga banjo.

Luiz: Kur shkova aty me Oltën , i thash duke qenë se është perdja mbyllur, po iki në tualet. Unë e shfrytëzova mundësinë për tu futur, kur Kristi ishte në banjë. Pastaj erdhi Armaldo. Kur erdhi Armaldo, thash futu brenda dhe mbylla derën. Se çfarë kam me Armaldon e kam thënë dhe nuk e harroj. Kam vendos me bërë drejtësi sipas mënyrës sime. Meqenëse e kam të drejtën ta bëj. Unë Kutinë e Pandorës e provaova, por më shkoi dëm dhe thash ta provoj edhe njëherë.