Nasirin 10 vjeç ‘e vrau’ Tik-Tok! Mësuesja: Ishte lider në klasë
May 8, 202110-vjeçari Nasir Ymeri humbi jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetin social ‘Tik Tok’. Ngjarja ka tronditur mbarë opinionin në Shkodër. Po ashtu stafi i shkollës ‘At Gjon Karma’, në Gurin e Zi. Mësuesja kujdestare Roberta Naraci ka treguar për mediet se Nasiri nuk kishte shfaqur problem, por ishte një fëmijë lider në klasë.
Në bankën ku ulej 10-vjeçari, tashmë është vendosur një tufë me lule të bardha. Mësuesja e emocionuar thotë se ajo e ka pasur nxënës që nga klasa e parë.
“Sot është shumë e vështirë për mua të flas për këtë ngjarje kaq të rëndë që ka ndodhur një nxënësi të klasës tonë. Nasiri ka qenë nxënësi im që nga klasa e parë. Ishte shumë tronditëse atëherë kur morëm lajmin. Mund ta përshkruaj si një nxënës shumë të mirë, me arritje të mira, me tipare të një lideri. Ishte një fëmijë shumë i shkathët, që rrezatonte mirësi dhe gëzonte gjithë respektin e shokëve dhe mësuesve. Kemi pasur një marrëdhënie miqësore me prindërit e tij. Ata i janë përgjigjur gjithmonë kërkesave tona. Nuk kam fjalë që ta përshkuar rastin. Sjellja e tij ka qenë shumë e mirë. Asnjëherë nuk ka shfaqur probleme. Për sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, ne theksojmë pafund anët negative që kanë përdorimi i rrjeteve sociale. Unë i këshilloj që të jenë nën kujdesin e prindërve nëse i përdorin. I këshilloj të mos hapin faqet që nuk janë të rëndësishme për to. Kam arritur të komunikoj me familjarë të largët. Pak a shumë këtë ide kanë edhe ato por nuk janë të qartë. Kontrolli i prindërve nuk duhet të mungojë për asnjë arsye. Të them të drejtën jemi të gjithë të tronditur.’- tha mësuesja kujdestare.
Për punonjësen sociale Rajmonda Zenelaj, rasti është tejet i rëndë.
“Nga vëzhgimet më parë, nxënësi nuk ka shfaqur asnjëherë më parë një shenjë agresiviteti apo shenjë depresioni apo diçka e tillë. Mendojmë se është rënë pre rrjeteve sociale. Në këtë rast dua të bëj një sensibilizim dhe një ndërgjegjësim për stafet psiko-social në shkolla. Të rrisim kujdesin ndaj qasjes në internet ndaj përdorimit të telefonave. Të bëhet një kujdes, tl dyshosh ndaj përdorimit të rrjeteve sociale në mënyrë që të shmangen akte të tilla si këto. Gjithmonë e më e vështirë është të bëhet shmangia e rrjeteve sociale. Kjo sidomos edhe me periudhën e pandemisë e cila rriti përdorimin e këtyre. Në shkollë është i ndaluar telefoni. Nuk përdoren në shkollë por në shtëpia besoj se ka një përdorim të gjerë. Është komunikuar me shkollën dhe me klasën në përgjithësi, por ky fenomen ka prekur nxënësit.’- tha punonjësja sociale.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 Majit, në katin e dytë të banesës, ku po kryheshin punime. Djali dyshohet se ka lidhur litarin në betoniere dhe ka tentuar te beje një loje akrobacie. Por betonierja ka lëvizur duke bërë që i mituri të mbetej i varur në litar. Prindërit e kanë gjetur në gjendje te rende dhe e kane transportuar ne spital, ku ka nderruar jete. Naser Ymeri ishte fëmija i madh i familjes, ndërsa ka dhe një vëlla më të vogël. Po kështu është gjetur telefoni celular në video-record. Çka shton dyshimet se 10-vjecari po regjistronte lojën për ta postuar në tik-tok.
E përlotur, një banorë e zonës thotë se Tik-Toku i mori jetën fëmijës.
“Duhet me e hek Tik-Tokun. Na i myti fëmijët. Se kur e morëm vesh, nënat duhet të jenë të kujdesshme. Mos u lini telefonat.’- tha ajo e përlotur.