(VIDEO) Nata e dueteve në Festivalin e 60 të Këngës, Luan Zhegu lëviz duke e bërë sfidë për Tik Tok këngën (Alo, alo) A do të vish

(VIDEO) Nata e dueteve në Festivalin e 60 të Këngës, Luan Zhegu lëviz duke e bërë sfidë për Tik Tok këngën (Alo, alo) A do të vish

December 29, 2021 0

Jo vetëm artistët pjesëmarrës, por edhe emra të njohur të skenës që kanë dhënë kontribut në këto 60 vitet histori të muzikës kënduan gjatë natës së sotme të Festivalit të Këngës në RTSH.

Nata e dytë u konceptua si “nata e dueteve”. Çdo këngë e këtij festivali u soll në skenë e interpretuar nga artisti pjesëmarrës në duet me një këngëtar tjetër të njohur të skenës shqiptare.

Të ftuarit

Pirro Çako, Sabri Fejzullahu, Gili, Mihrije Braha dhe Irma Libohova janë vetëm disa prej emrave të njohur që performuan së bashku me artistët e rinj.

Edhe Luan Zegu lëviz

Kështu Luan Zhegu dhe Ardit Gjebrea performuan për dance Tik Tok këngën (Alo, alo) A do të vish. “Ti Luan ke 60 vjet në skenë që nuk lëviz, bëj një sfidë që ta ndjekë vajza ime dhe brezi i saj në Tik Tok”, dhe bashkë me Arditin performuan këngën emblematike “Alo, Alo”. Kështu më në fund, lëvizi në skenë edhe Luan Zhegu, duke i emocionuar të gjithë të pranishmit.

Prezantimi

Prezantuesve të këtij edicioni, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, iu bashkangjit sonte edhe kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea.

Nata e parë

Nata e parë përcolli emocioneu të forta, me interpretime të këngëtarëve të rinj dhe të njohur.

Në skenën e festivalit kënduan 20 këngëtarë pjesëmarrës.

Juria

Juria e cila do të vlerësojë këngët në këtë vit përbëhet nga: Anxhela Peristeri, Agim Doçi, Anxhela Faber, Osman Mula, Rozana Radi, Olsa Toqi dhe Olti Curri.

Mbrëmjen e nesërme është nata finale e festivalit. Kënga fituese kualifikohet direkt si përfaqësuese e Shqipërisë për në festivalin evropian të këngës, Eurovision.

Ronela Hajati

Mbrëmjen e së hënës u mbajt nata e parë e ‘’Festivalit të Këngës’’, në Pallatin e Kongreseve, ku mes artistëve që performuan ishte edhe këngëtarja Ronela Hajati.

Artistja ka prezantuar këngën e saj ‘’Sekret” dhe para se të performonte në skenë ajo bëri një dedikim emocionues për të atin ku tregoi me nostalgji kohët kur shkonte me të në festival dhe këshillat që i kishte dhënë ai. revista.one/