Naumi përjashtohet nga “Për’puthen+40”, për fjalorin në takimin me Linditën

Naumi përjashtohet nga “Për’puthen+40”, për fjalorin në takimin me Linditën

April 17, 2021 0

Naumi perjashtohet nga programi i dashurise “Per’puthen +40”.

Vendimi erdhi pas degradimit të fjalorit gjatë takimit me Linditën, gjithashtu edhe gjatë pjesës në studio. Ditën e sotme produksioni u detyrua të merrte një vendim në lidhje me të duke e larguar nga emisioni.

Ai kërkoi falje në lidhje me fjalorin e përdorur në studio dhe takim, por pa shprehur pendesë.

Ndonëse ky veprim i tij u dënua edhe nga konkurrentë të tjerë, Naumi nuk i kërkoi falje Linditës për ofendimet. Ndërkohë, para pak ditësh, ai ka qenë i ftuar përmes një lidhje direkte në emisionin “Shqipëria Live”, në të cilin u shpreh se takimi me Linditën kishte qenë i manipuluar. Ai tha se Lindita kishte si qëllim ta nxirrte keq, ndaj e ofendoi me fjalë të pista.

“Duhej të largohesha që në momentin që unë kuptova se ky takim ishte i manipuluar, sepse kishte si qëllim që unë të dilja keq. Kishte ofendime, kishte dyshime.

Ndjej keqardhje për publikun, fjalorin e përdorur nga ana ime. Në orën 3 ne kishim takimin dhe unë ndodhesha akoma në orën 6 rrëzë Dajtit në lokal. Koha kalonte, unë duhej të udhëtoja prapë. Ndaj Linditës unë doja të thosha, që Lindita nuk kishte qëllime më të mira ndaj meje”, u shpreh Naumi. /revista.one/