Stresi nxjerr këngën e re me reperin anglez, xhirime në avion e makina luksi, me femra seksi

Stresi nxjerr këngën e re me reperin anglez, xhirime në avion e makina luksi, me femra seksi

April 17, 2021 0

Stresi publikon bashkëpunimin me reperin e famshëm anglez C Biz, që mban titullin ” Feel Good”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi teksa ka publikuar në Instagram një sekuencë nga videoklipi i këngës ku shihet i rrethuar nga vajza seksi. Xhirimet janë bërë jashtë shtetit me avion dhe makina të shtrenjta.

Stresi ka treguar se ndihej shumë i nderuar që pati mundësinë të njihet me C Biz dhe që për më tepër do të ketë edhe një duet me të në repertorin e tij.

Ndërkohë Stresi paralajmëroi para pak ditësh ndjekësit e tij në Instagram për këngën.

 ‘Feeling good’ bëhuni gati gjithë shqipet e mi me të madhin C Biz”, shkroi Stresi përkrah videos nga videoklipi i këngës.

Reperi shqiptar prej mujash është arratisur në Mbretërinë e Bashkuar, por ka qenë mjaft aktiv në muzikë. Në muajin janar ai solli një super bashkëpunim me reperin Fero me titullin “Mahall”. Teksa kanë kaluar 3 muaj nga lançimi, kënga numëron gati 4 milionë klikime në “Youtube”.

Kujtojmë se disa ditë më parë në media bëri bujë paqja e vendosur papritur mes Noizy-t dhe Stresit. Dy reperët që gjithmonë janë parë si armiqtë më të fortë të njëri-tjetrit.

/revista.one/

Kënga e re e Stresit me Cbiz